Aktuale Më shumë

Polonia dhe Baltiku ua ndalojnë hyrjen shumicës së qytetarëve rusë

Prej tvteuta09:42, 20 Shtator 2022

Prej dje shumica e qytetarëve rusë nuk do të mund të hyjnë në territoret e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Shtetasit rusë me vizë Shengen, të cilët duan të lëvizin për qëllime turizmi, biznesi, sporti ose arsye kulturore nuk do të mund të hyjnë në territoret e këtyre vendeve. Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – vendet baltike, Polonia dhe Finlanda – kanë bërë thirrje të parat për masa kufizuese në vizat turistike për rusët.
Nga e njëjta ditë edhe Zvicra tha se do të pezullojë procedurat e thjeshtuara të vizave për rusët.

Më 31 gusht, BE pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë si një “hap i parë i domosdoshëm”. Për pasojë, rusët do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë. Vendet e BE-së nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, meqë vendet anëtare janë të ndara në këtë çështje.

  • 1

    Radio