Politikanët malazez nuk presin ndryshime me zgjedhjen e Trump si president

Prej tvteuta15:40, 9 Nëntor 2016

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq , zgjedhjen e Donald Trump si president e sheh si vullnet të lirë të amerikanëve, dhe nuk pret ndryshime thelbësore në politikën e jashte të vendit. Kështu të paktën ka deklaruar ai vetë, kurse Dritan Abazoviq tha se  edhe pse favoritja e tij Hillary Clinton humbi, fitorja e Trump nuk do të ketë ndkimi negativ në integrimet euroatlantik te Malit të Zi.

Po ashtu edhe përfqasuesit e partive të pakicave, Marija Vuçinoviq dhe Rafet Husoviq, janë të mendimit se administrata amerikane është e konsoliduar si në asnjë vend tjetër, dhe se ndryshime rrënjsore nuk priten pa marrë parasysh se kush është president. Kurse Filip Vujanoviq, president i vendit, shpreh besimin se bashkëpunimi i ngushtë me administratën amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhme. Sipas tij, Trump është biznesmen dhe pret që të iniciojë investime amerikane në Mal të Zi.

  • 1

    Radio