Sociale Më shumë

Policia konfirmoi: Elezoviq u gjet i vdekur në lumin Buna

Prej tvteuta15:03, 9 Qershor 2021

Natën e kaluar, anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të  ish-shefit të policisë së Ulqinit Rudollf Elezoviq në lumin Buna, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj të këtij viti, njoftojnë nga Drejtoria  e Policisë.

Nga ky institucion sqarojnë se për ngjarjen ishte i informuar edhe prokurori i lartë i Shtetit në Podgoricë,i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet në autopsi me qellim që të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Grupi i hetimit po vijon verfikimet për përcaktimin e sakt të rrethanave dhe motiveve  të ngjarjes.

Elezoviq shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviq.

  • 1

    Radio