Policia Komunale shton kontrollet dhe dënimet

Prej tvteuta10:40, 17 Prill 2020

Pas fillimit të krizës me pandeminë e koronavirusit, Policisë Komunale në Ulqin i janë shtuar kompetencat. Tani ky sektor, përveç aktiviteteve normale, bën edhe mbikqyrjen e restoranteve që dërgojnë ushqime, hedhjen se mbeturinave,distancën sociale, apo respektimit të orarit të lëvizjes. Kryeshefi i Policisë Komunale, Milazim Mustafa, deklaroi për televizionin Teuta se këtë javë është filluar me masa represive ndaj personave që nuk e respektojnë orarin e hedhjes së mbeturivave , me ç’rast janë ndëshkuar 13 qytetar dhe një kompani afariste. Orari i ri i hedhjes së tyre është nga ora 5 deri në orën 10. Mustafa bëri apel që respektohet orari,përndryshe do të përballen me denime të mëdha. Sa i përket respektimit të lëvizjes Mustafa shprehet se qytetarët në përgjithësi e respektojnë këtë masë, por ka dhe përjashtime. Së fundmi, ka hyrë në fuqi edhe ndalimi i përgatitjes së kafeve në objektet që punojnë ,kështu që tani do të ketë kontrolle më të rrepta.

  • 1

    Radio