Policia komunale: Nesër do të bëjnë largimin e veturave të cilat kanë zaptuar hapsirat publike
Prej tvteuta30 October 2022

Policia Komunale ka njoftuar se ditën e hënë do të fillojnë me aksionin e largimit të automjeteve të cilat kan zaptuar hapsirat publike në komunën e Ulqinit. Bëhet fjalë për automjete të rrënuara të cilat nuk janë në gjendje funksionale. Nga Policia Komunale janë shprehur se pronarët e këtyre automobilave janë të njoftuar që të ndërmarrin vetë një gjë të tillë, dhe në rast se ata nuk e kryejn atëherë do të largohen me ndërhyrjen e merimangës, ku do të paguajn edhe koston për të.