Policia komunale intensifikon aktivitetet në prag të sezonit
Prej tvteuta11:00, 9 Qershor 2020

Në qytetin e vjetër të Ulqinit ditë më parë është bërë largimi i të gjitha reklamave të cilat janë vendosur pa leje dhe kriter.Nga dita e sotme të gjitha vendparkimet të cilat kanë qenë të paguara me kontratë vjetore dhe ju ka skaduar afati ,në të njëjtat do të bëhet largimi të gjithë automjeteve dhe mjeteve tjera me të cilat i kanë uzurpuar këto hapësira, por edhe nëse posedojnë kontratë për parking , atë mund ti shfrytëzojnë vetëm për dedikim të caktuar ,shprehet për televizionin Teuta kryeshefi i Policisë komunale, Milazim Mustafa.
Shumë shpejt do të fillohet edhe me lirimin e trotuarëve nga tavolinat e karriget, përveç të atyre që posedojnë leje përdorimi.
Problem tjetër me çka është ballafaquar Policia Komunale është mosrespektimi i orarit të hedhjes së mbeturinave, si dhe hedhja e tyre jashtë kazanave të plehrave, ku në shumë vende janë krijuar deponi të egra. Mustafa shprehet se policia komunale ka reaguar dhe ka ngritur padi për kundërvajte si për persona fizik ashtu edhe për afaristë. Orari i ri për hedhjen e mbeturinave është prej orës 21 deri në orën 7 të mëngjesit.
Zërimi i lartë i muzikës mbetet problem i pa zgjidhur akoma, sidomos ankesat më të mëdha vijnë nga zona e Bunës.Kryeshefi Mustafa ka thënë se deri më tani asnjë restoran në Komunën e Ulqinit nuk posedon leje për veprimtarinë e muzikës.
Policia Komunale do të vazhdojë me akcionet e filluara dhe do të zbatojnë masa më rigoroze ndaj atyre që bëjnë shkelje të ligjit.