Politikë Më shumë

Policia e Kosovës: Malazezët nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës

Prej tvteuta14:06, 2 Korrik 2016

Policia e Kosova ka reaguar pas raportimeve dhe fotove të plasuara nga disa qytetarë, se Policia e Malit të Zi, respektivisht Njësia Speciale e saj, ka hyrë brenda territorit të Kosovës, në Kullë, duke legjitimuar veturat e Kosovës.

“Informatat që kanë dalë janë të pavërteta dhe të pabazuara. Polica jonë kufitare ka kryer detyrat dhe nuk kemi asnjë shkelje të raportuar në këtë aspekt. Mund t’ju them me kompetencë se gjatë gjithë kohës nuk ka pasur asnjë shkelje, për asnjë centimetër, të territorit të Republikës së Kosovës. Dhe, ne kemi qenë e jemi aktiv”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha për mediat e Kosovës.

I pyetur rreth mundësisë së shkeljes dhe ngritjes së ndonjë pike në zonën neutrael nga ana e Policisë Malazeze, Hoxha ka hedhur poshtë edhe këtë mundësi duke thënë se e tëra çfarë mund të konfirmohet është shtimi i numrit të personelit malazez, por në territorin e tyre.

  • 1

    Radio