Policia e Komunale e vendosur në respektimin e ligjit

Prej tvteuta10:41, 27 Qershor 2016

Policia Komunale e Ulqinit është e vendosur që pas 2 viteve tolerancë të fillojë respektimin strikt të ligjit për ndalimin e parkimit të automjeteve në Plazh të Vogël.

Sipas drejtorit të policisë komunale Saubih Mehmetit, vazhdimi i mëtejshëm i tolerancës do të sillte probleme në qarkullmin e rregullt, sidmos gjatë sezonit.

Edhe pse shumë pronar dhe banor të kësaj zone janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këto masa, Mehmeti thotë se kjo është në dobi të të gjithëve, pasi do të mundësojë lëvizje normale dhe pa bllokime të komunikacionit.

  • 1

    Radio