Policia akuzon drejtorin ekzekutiv të “IN4S” për evazion fiskal

Prej tvteuta18:31, 15 Korrik 2020

Policia e Malit të Zi ka dorëzuar sot aktpadi ndaj drejtorit ekzekutiv të shoqatës joqeveritare „IN4S“ , Gojko Raiçeviq, pasi dyshohet për evazion fiksal, njoftojnë nga Drejtoria e Policisë. Shoqata në fjalë ka në pronësi edhe portalin me të njëjtin emër i cili njihet për qëndrime pro serbe dhe anti malazeze, kurse disa herë ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave. Personi në fjalë akuzohet se nuk ka paguar detyrimet e sigurimit social dhe tatimet, me çka ka dëmtuar buxhetin për rreth 59.000 euro.  Këtë akt sipas policisë e ka kryer duke mos treguar të ardhura të sakta që ky subjekt ka pasur gjatë vitit 2018.

  • 1

    Radio