Policët serbë dorëzojnë armët në veri, prani e shtuar e EULEX-it
Prej tvteuta7 November 2022

Pas dorëheqjes së paraqitur me shkrim ditën e djeshme, zyrtarë policorë serbë kanë dorëzuar armët dhe uniformat e tyre duke filluar nga mëngjesi i së hënës, në stacionin policor në veri të Mitrovicës. Dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve në këtë stacion policor do të bëhet gjatë ditës së sotme me orare të ndryshme. Ndërkohë, pjesëtarë të policisë së EULEX-it janë vërejtur duke hyrë dhe dalë nga stacioni i policisë në veri të Mitrovicës, në kohën kur policët serbë po dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre. Gjithashtu, edhe rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer në komunat e tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre. Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës. Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës. Shkruan Eurnews albania