Aktuale Më shumë

“Po shqyrtojmë mundësinë e caktimit të datës së vizitës në Mal të Zi”

Prej tvteuta09:47, 1 Nëntor 2022

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Llajen, po shqyrton mundësinë e riprogramimit të vizitës së saj në Mal të Zi, njoftoi zëdhënësja e KE, Dana Spinant. “Na vjen keq që nuk arritëm të udhëtojmë për në Podgoricë për shkak të mjegullës së dendur. Kryetarja është e interesuar të bisedojë me kolegët malazezë kur të ketë rastin. Jemi duke shqyrtuar mundësinë e ricaktimit të vizitës”, tha Spinant.

“Gjatë kësaj jave do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, dhe për momentin nuk kemi informacion për pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sigurisht që ajo do ta shfrytëzojë këtë rast për të përcjellë mesazhe që kanë të bëjnë me mbështetjen tonë për Malin e Zi”, tha Spinant.

  • 1

    Radio