Sociale Më shumë

Po punohet intensivisht per kapjen e vrasësit

Prej tvteuta10:38, 17 Shtator 2015

Vazhdon aksioni I policisë së Ulqinit dhe Tivarit për zbardhjen e vrasjes së pensionistes Stana Bozhoviq 67 vjec e vrarë një ditë më parë. Policia është e vendosur për identifikimin e autorëve të kësaj vepre penale. Gjate hetimit është konstatuar se Bozhoviq fillimisht është torturuar, pastaj vrarë. “Me përpunimin e deritanishëm kriminalistik dyshohet se autori, në periudhën prej më 14 deri më 15 shtator, pas vrasjes së Bozhoviq, ka bërë kontrollin e banesës në të cilën pastaj është gjetur trupi i saj i pa jetë”, deklarohet nga Drejtoria e policisë.Trupi i Bozhoviq, me vendim të gjyqtarit, është transportuar në Departamentin e patologjisë gjyqësore të Qendrës klinike në Podgoricë, për të bërë autopsinë.

  • 1

    Radio