Plazhi i Madh: Mbi 30 pisha të shkatërruara nga era

Prej tvteuta18:03, 6 Nëntor 2022

Më shumë se 30 pisha janë rrëzuar nga era e fortë në natën e së premtes dhe të shtunës, në brendësi të plazhës pranë ish-hotelit Lido në Plazh të Madh.

Në vendin ku dikur ishte fshati i famshëm i Piratëve, i rrethuar nga pisha më shumë se 20 metra të larta, me tenda të dendura që krijonin një hije të thellë , dje ishte një skenë komplet tjetër. Me pemët e rrëzuara me gjithë rrënjë ose të thyera përgjysëm.

Pemët e rrëzuara mbyllën gjithashtu të vetmen rrugë që të çonte më tej në thellësinë e pyllit unik me pisha, të cilin turistët shpesh e zgjedhin të pushonjnë në vend të shezlloneve dhe ombrellave në vetë zonën e plazhit.

 

Foto: Samir Adrovic

  • 1

    Radio