Sociale Më shumë

PJESË E STANDARDEVE DEMOKRATIKE

Prej tvteuta13:13, 11 Gusht 2015

Mandati i lirë i deputetit është pjesë e standardeve demokratike në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, thotë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, Desanka Llopiçiq. Duke komentuar dilemën që ekziston lidhur me karakterin e mandatit të tanishëm parlamentar, pas largimit dhe kalimit të deputetëve nga një parti në tjetrën, Llopiçiq vuri në dukje vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2004. Ajo përkujtoi se Gjykata Kushtetuese atëherë ka shfuqizuar dispozitat e Ligjit për zgjedhjen e Këshilltarëve dhe deputetëve, sipas të cilave një këshilltari apo deputeti i pushonte mandati pas largimit nga partia në listën e të cilës është zgjedhur.

  • 1

    Radio