Pink M dhe Prva TV televizionet më të njëanshëm

Prej tvteuta09:57, 26 Tetor 2016

Duke pasur parasysh monitorimin e fushatës zgjedhore , në pjesën që ka të bëjë me njëanshmërinë në raportim, mediet më objektive kanë qenë Radiotelevizioni i Malit të Zi dhe Televizioni Vijesti. Sipas të dhënave të Aleancës Qytetare, më së shumti raporte të njëanshme, 65 për qind, në emisionet qendrore të lajmeve prej më 12 shtator deri më 12 tetor, ka emituar Televizioni Pink M, i pasuar nga Prva TV dhe TV Atlas.

Në fund të kësaj tabele janë radhitur Radiotelevizioni i Malit të Zi me 18.6 për qind dhe televizioni Vijesti me 14 për qind të raporteve të njëanshme. Nga Aleanca qytetare kanë kumtuar se njëanshmëria paraqet shkelje të njërit nga parimet themelore të gazetarisë që obligon gazetarët se nuk duhet t’i shtrembërojnë informacionet, duke theksuar në mënyrë joadekuate një aspekt të tregimit dhe me raportim të njëanshme.

  • 1

    Radio