Pikëkalimi Sukubinë-Muriqan: Defekti bllokon kalimin
Prej tvteuta21 November 2015
Një defekt kompjuterik në sistemin e anës malazeze, ka bllokuar për disa orë kalimin kufitar Sukubinë-Muriqan.
Mësohet se policia kufitare e anës shqiptare nuk ishte me kohë e njoftuar për problemin, dhe nuk ishte e përgaditur për sqarimin e udhëtarëve, që po presnin kalimin.
Për situatën është mësuar kryesisht nga mediat shqiptare, pasi ana malazeze akoma nuk ka njoftuar për problemin e ndodhur..