Slider

Aktuale Më shumë

Peshkimi në Ulqin, nga një profesion në hobi

Prej tvteuta1 November 2022

Besimi vetëm tek një grep peshkimi është ajo që i mban të lidhur pas pasionit të tyre. Që nga lashtësia Ulqini njihet për detarët e vet, por sot jo shumë peshkatarë peshkimin e kanë për të mbuluar egzistencën. E kthyer në një hobi dhe kalim kohe nga plazhi madh prej zonës së molës e deri në Bunë bregu detit zotërohet këtu aty nga peshkatarët. Peshkatarët i pyetëm për këtë sezon , çfarë zihet me tepër dhe sa ka peshk, ashtu siç thamë edhe më herët për arsye se këto peshkatarë e kanë vetëm një pasion nuk është se iu bën shumë përshtypje kur nuk ka shumë peshk. Por ato thonë se në ditë zënë diku rreth 2-3 kilogram, dhe ktë peshk e kanë vetëm për vehte. Peshkimin thonë e kanë një pasion dhe kalojnë rreth 2 orë në ditë duke peshkuar. Mbi të gjitha ka apo nuk ka peshk, diçka që na bën përshtypje, është se edhe pse peshkatarët e vjetër një ditë do e lëshojnë Ulqinin, kyt pasion po iu trashëgojnë edhe të rinjvep