Peshkatarët nuk kanë marrë kompensim të njëjtë nga Ministria e bujqësisë

Prej tvteuta18:36, 9 Maj 2020

Kompensimin e Ministrisë së bujqësisë për të ndihmuar 183 peshkatarët profesionistë në Mal të Zi, e kanë përfituar edhe 34 peshkatarë nga Ulqini. Lartësia e kësaj pagese është përcaktuar në bazë të ditëve të peshkimit që ato kanë bërë gjatë vitit 2019, dhe në bazë të ditarit të peshkimit të regjistruar në Sistemin informativ i cili udhëhiqet nga Drejtoria për peshkim. Sipas fjalëve të peshkatarit nga Ulqini, Naser Bushatliq, disa prej tyre kanë marrë pagesa më të vogla, pasi nuk kanë qenë të njoftuar se në kohën e ndalimit të peshkimit duhej të mbanin ditarin, me çka pagesa do të rritej dukshëm.

“Ne jemi 34 peshkatarë, disa kanë marrë prej 700 e deri në 1800 euro. Ata të cilët kanë pasur të regjistruar më shumë ditë peshkimi dhe që kanë mbajtur ditarin kanë marrë pagesë më të madhe. Janari dhe shkurti kanë qenë muaj të dobët sa i përket peshkimi, kurse në mars dhe prill as nuk kam dalur në det për shkak të situatës së krijuar.”, thotë Bushatliq

Ai thotë se nga peshkimi mund të arrihet  fitesë e mirë, por kohët e fundit ka pak peshk, prandaj edhe fitimi është i ulët.

Në vitin 2014 kam ditur të peshkoj deri në 3 tonë qefull në ditë, kurse tani kur hedhim rrjetat zëmë 50-deri në 100 kilogram peshk.”

Peshkatarët nuk kanë ankesa për shitjen e peshkut, pasi me të furnizojnë restoranet dhe tregun lokal, por sasia e peshkut është në rënie dhe shpesh ndodhë që të kalojnë disa ditë pa zënë asgjë.

  • 1

    Radio