Përveç ministrive pakicat kërkojnë vende edhe në institucionet publike

Prej tvteuta09:54, 11 Nëntor 2016

Partitë e pakicave në platformën e përbashkët kryesisht do të fokusohen në qëllimet e tyre prgramore, që kanë të bëjnë me demokratizimin e vendit dhe integrimet euroatlantike, por edhe përfaqsimin adekuat të tyre në organet shtetërore. Sipas disa mediave , në bisedime me Partinë Demokratike të Socialistëve , ato përvec ministrive do të kërkojnë edhe vende në institucionet publike, ku për shqiptarët cilësohet interesant edhe Radiotelevizioni i Malit të Zi.

Po ashtu do të kërkohen edhe përmirsime në plan programet shkollore, kushte më të mira në institucionet arsimore, si dhe përfaqsim të barabartë të gjuhës shqipe në vendet ku jetojnë shqiptarët.  Mësohet se partitë e pakicave kanë rënë dakord që si kusht në bisedime të jetë edhe ndryshimi i ligjit zgjedhor, i cili do të mundësojë aksionin afirmativ, me qëllim të garantimit të mandateve për pakicën shqiptare.

  • 1

    Radio