Përurohet ura në Anë të Malit

Prej tvteuta16:50, 5 Gusht 2016

Sot në mënyrë solemne u bë inaugurimi i urës në Kosiq investimet në të cilën i bëri familja e Halit Sylos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shiritin e preu kryetari i komunës Nazif Cungu, nënkryetarja e Qeverisë së Malit të Zi Azra Jasaviq,dhe ajo që kontribuoi në realizimin e këtij projekti familjar, zonja Margaret Keane Hajdari. Shuma në ndërtimin e Urës  e cila u pagëzua me emrin e investitorit Halit Syla , dhe që lidh disa fshatra në Anë të Malit, kap shifrën e 45 mijë eurove.

Në përurimin e këtij objekti , përveç personaliteteve të larta komunale dhe qeveritare, ishin edhe familja e   Halit Sylos, kryemimami i Bashkësisë Islame Ali efendi Bardhi,përfaqësuesi i kishës katolike Don Gabrieli, përfaqsues të Biznes Klub Ana e Malit, personalitete të sportit,kulturës, si edhe një numër i madh i mediave që përcollën këtë ngjarje. Pas inaugurimit për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktei i rastit.

  • 1

    Radio