Aktuale Më shumë

Përurohet revista “Dija 15”

Prej tvteuta13:38, 12 Tetor 2016

Qendra për Kulturë  në bashkëpunim me Bashkimin e krijuesve shqiptarë nga Mali i Zi, ditën e premte me 14 tetor, organizojnë përurimin e revistës “Dija 15”.

Fjalën përshëndetëse do ta mbajë  drejtori i Qendrës për Kulturë Astrit Salaj dhe kryetari i Bashkimit të krijuesve shqiptarë dr. Gani Karamanaga. Po ashtu në përurim do të flasin edhe dr. Nail Draga, dr. Bahri Brisku dhe Gazmend Çitaku. Sponzor i mbrëmjes është kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Përurimi do të mbahet në ambientet e bibliotekës së qytetit.

  • 1

    Radio