Përurohet botimi: “Thesari kombëtar i mergatës shqiptare në Suedi”
Prej tvteuta10:00, 23 Korrik 2016
Shoqata e artisteve dhe intelektualeve “Art Club” në bashkëpunim me shoqatën e shkrimtarëve dhe artistëve “Papa Klementi XI Albani” nga Suedia, në hapsirat e galerisë së arteve të Qendrës për Kulturë organizoi perurimin e librave 5 dhe 6 të botimit “Thesari kombëtar i mergatës shqiptare në Suedi”.
E përfshirë në këto botime është një pjesë e historisë së qytetit tonë, çka u be e mundur falë kontributit të familjes Bushati nga Ulqini e cila jeton në hapsirat e Kalasë së qytetit. Bëhet fjalë për periudhën pas tërmetit të vitit 1979 kur shumica e familjeve ulqinake janë dëbuar me dhunë nga Kalaja.Me këtë rast antarët e kësaj familjeje pranuan mirënjohje nga ana e shoqatës “Papa Klementi i XI Albani” nga Suedia.
Një prezantim më të hollësishëm të librave , publikut ia paraqiten panelistët nga kjo shoqatë, si dhe nga shoqata e artistëve dhe e intelektualeve “Art Club” nga qyteti jonë.