Politikë Më shumë

Perspektiva kerkon bashkimin e spektrit politik shqiptare

Prej tvteuta15:36, 9 Korrik 2020

Duke pas parasyshe shkresen e Kryetarit te Keshillit Kombetar te Shqiptareve z. Faik Nika dhe angazhimin e Ambasadorit te Shqiperis ne Malin e Zi z. Ridi Kurtezi si dhe te Ministrit z.Gent Cakaj, ne takimet qe kemi pas ne Tirane per unifikimin e spektrit politik shqipetar ne Malin e Zi , ju informojm se Levizja Qytetrae Perspektiva dhe une personalishte kemi nje qendrim te prere dhe unik qe duhet bere perpjekje maksimale ne bashkimin dhe unifikikimin e te gjite spektrit politik shqipetare qe vepron ne Malin e Zi qe te dilet me nje liste zgjedhorte ne zgjedhjet e caktuara parlamentare qe do te mbahen me 30.08.2020.
Inicijativa e kryetarit te KKSH z.Faik Nika shpresojm te mos mbete vetem tentim dhe vetem deklarim per bashkim dhe unifikim por te veprohet ne kete drejtim ashtu qe te thiret edhe nje takim urgjent i te gjithe spektrit politik te shqiptareve ne Malin e Zi, ne te njejtin nivel si takimi ne Tirane te inicuar nga Ministri Cakaj.
Shpresojm dhe jemi te bindur se ky unifikim ne nje liste zgjedhore shkon ne favorin e te gjithe neve qe jetojm dhe veprojm ne trojet tona etnike shekullore ne Malin e Zi.
Cdo vonese ne kete drejtim shkon ne disfavorin e kesai inivcijative.
Me respekte,
Amir Hollaj
Levizja Qytetare Perspektiva

  • 1

    Radio