Përsëri akuza ndaj Mujo Rexhës

Prej tvteuta15:49, 17 Gusht 2016

Sektori i policisë kriminale për krimet ekonomike i ka dorëzuar Prokurorisë themelore të Ulqinit padi ndaj afaristit nga Ulqini Mujo Rexha, me dyshimin se ka kryer veprën e mashtrimit në kohë të vazhdueshme .

Sipas padisë, Rexha dyshohet se me qëllim përfitimin ilegal, ka mashtruar shtetasin e Kosovës Selatin Krasniqi dhe banorin e Ulqinit Sejdi Xhemali, të cilëve u ka shitur pronat me vlerë 100.000 dhe 50. 000 euro, të cilat me herët i ka regjistruar si prona të personave të tretë, kurse të dëmtuarit nuk i ka kompensuar.

Kjo nuk është hera e parë që Rexha akuzohet për krime të ngjajshme, pasi vitin e kaluar u dënua me 1 vit burgim prë ndërtim pa leje, kurse në vitin 2013 kaloi 6 muaj në burg , poashtu për ndërtim pa leje të objektit.

  • 1

    Radio