Sociale Më shumë

Peroviq:Qeveria po plackit Ulqinin,të ndërgjegjësohemi për të drejtat tona

Prej tvteuta23:22, 22 Shtator 2016

Xhemal Peroviq kryetari i OJQ Mogul, i cili ka qenë edhe nismëtar për të  ngritur zërin kolektiv , për padrejtësinë e cështjes së Valdanosit, shprehet për televizionin Teuta se tubimi dhe takimi i para disa ditë për kthimin e pronave të Valdanosit ish pronarëve,ishte i suksesshëm,duke nisur nga struktura e pjesmarrësve,pasi nuk kanë qenë vetëm të prekurit direkt me këtë  cështje, por edhe qytetarët e të tjerë , për të mbrojtur interesat e qytetit.”Për qytetarët e Ulqinit ka qenë një fatkeqësi pasi kjo mund të  cilësohet si një plackitje, jo vetëm e vlerave , por jemi të rrezikuar me pronat e me vendet e punës,prandaj këto lloj tubimesh duhet të jenë me të shpeshta në Ulqin.Nëse do të zgjidhej cështja e Valdanosit do ti hapte  rrugën  zhvillimit të mëtejshëm dhe kthimin e dinjitetit të qytetit të Ulqinit.Janë përafërsisht 600 familje që presin kthimin e pronave,por jo vetëm ato të gjithë qytetarët e Ulqinit duhet të solidarizohen për këtë cështje.Qeveria e Malit të ZI vetëm po e plackit Ulqinin,prandaj të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi sidomos gjatë këtyre ditëve të fushatës,pasi jepen mesazhet më të forta dhe mund të dëgjohen nga polikanët që kanë rastin për të merituar votën e popullit ”,përfundon Peroviq.

  • 1

    Radio