Sporti

Sporti Më shumë

Përleshje masive në ndeshjen Brentford – Brighton

Prej tvteuta16 October 2022

Një përleshje e madhe ka ndodhur të premten mbrëma në Premier League. Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, e shtyu futbollistin Joel Veltmanin dhe më pas u ballafaqua me trajnerin e Brightonit, Roberto Di Zerbi, duke shkaktuar më pas një tollovi e madhe.

Topi shkoi te trajneri i Brentfordit pak para pjesës së parë, kur skuadra e tij u ballafaqua me Brightonin. Dhe derisa Joel Veltman vrapoi për ta marrë atë e ta kthejë topin në lojë, Frank e shtynte dhe mundohej ta ndalte mbrojtësin holandez. Danezi që e mori drejtimin e Brentfordit në vitin 2018 dhe e udhëhoqi skuadrën në ndeshjen e tij të 200-të, pretendonte se topi i takonte skuadrës së tij.
Veltman, i cili ishte i përfshirë edhe në dy përleshje tjera në pjesën e parë, i dha Frankut një të shtyrë të lehtë. Por brenda pak çastesh, trajneri i ri i Brightonit, De Zerbi, vrapoi drejt tij në përkrahje të futbollistit të vet dhe u konfrontua me Frankun. Italiani e mbante mbrojtësin e vet dhe drejtonte gishtin kah homologu i tij.
Edhe lojtarët dhe anëtarët tjerë të stafit të dyja skuadrave u përfshinë në këtë tollovi. Gjyqtari Michael Salisbury foli me të dy trajnerët dhe i ndëshkoi me kartonë të verdhë. Nuk pati inate të zgjatura. De Zerbi ia dha dorën dhe kërkoi falje, ndërsa Frank e pranoi gjestin e tij. Ndryshe ishte në kaosin ndërmjet Thomas Tuchelit dhe Antonio Contes më herët gjatë këtij sezoni. Takimi mes Brentfordit dhe Brightonit u mbyll 2:0. Ishte ndeshje e xhiros së 11-të.