Sociale Më shumë

“Perla e Bunës” do të inçizohet në Ulqin

Prej tvteuta16:10, 4 Gusht 2016

Kompanitë e filmit “MM Production Montenegro” dhe “VisionTeam” nga Beogradi, pas suksesit të madh të arritur në të gjithë rajonin me tre sezonet e “Budva na pjeni od mora” dhe filmit më të shikuar në rajon në vitin 2015 “Gorčilo” , do të fillojnë projektin e ri “Perla e Bunës” i cili do të jetë një film me metrazh të gjatë që do të filmohet dhe shfaqet në vitin 2016/2017.

Projekti është i përkrahur nga Ministria e Kulturës së Malit të Zi. “Perla e Bunës” do të jetë një komedi romantike ngjarja e të cilit është  e vendosur në Ulqin, kurse një pjesë e ngjarjes do të zhvillohet në Beograd dhe Trieste. Ideja është që në këtë film të paraqiten sa më shumë që të jetë e mundur bukuritë natyrore të Ulqinit , rrethinat e plazheve dhe qyteti i vjetër.

  • 1

    Radio