PËRKRAHIN MALIN E ZI
Prej tvteuta27 June 2015
Në tribunën e hapur “Mali I Zi dhe integrimi në NATO” që u mbajt në Ulqin,përfaqësuesit diplomatikë të Hungarisë dhe Shqipërisë në Podgoricë Kristian Posha dhe Ernal Filo kanë thënë se shtetet e tyre në mënyrë të fuqishme përkrahin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe presin që kjo gjë të ndodh në dhjetor të këtij viti. Ambasadori I Shqipërisë në Mal të Zi,Ernal Filo theksoi se mbas hyrjes së Shqipërisë në NATO, në vitin 2009, investimet e huaja janë rritur tri herë, ndërsa edhe numri i turistëve është më i madh.