Aktuale Më shumë

Përgatitjet për sezonin: Ulqini pret mysafirët e parë tashmë në prill

Prej tvteuta12:43, 23 Mars 2024

“Riviera e Ulqinit” po përgatitet gjerësisht për sezonin e ardhshëm turistik veror.

Ata shpresojnë në një përgjigje të mirë nga mysafiret, ndërsa siç thonë ata mysafiret e parë i presin në fund të prillit.
Nga Riviera e Ulqinit tashmë kanë filluar renovimin dhe rinovimin që gjithçka të jetë gati për sezonin dhe presin që hoteli “Maestral” të jetë i hapur deri më 1 maj.

Siç tha drejtori i Rivieres se Ulqinit” Qamil Hoxhiq për emisionin “Mreža”, në të kaluarën kanë pasur probleme me kulmet e rrënuara, por për këtë vit kanë rregulluar dhe zgjidhur gjithçka.
“Kishim 56 çati që rridhnin dhe për momentin arritëm të riparojmë 28 ose 30 çati. Tani kjo shifër ndryshon çdo ditë, kështu që besoj se deri në fund të muajit ose mundësisht në fillim të muajit të ardhshëm, të gjitha ato çati që ne kemi planifikuar ta ndryshojmë apo rehabilitojmë plotësisht aty ku është e nevojshme jane rregulluar”, tha Hoxhiq.

Kanë filluar edhe rinovimin e ambienteve të brendshme, po ashtu janë duke u punuar edhe për përfundimin e banjës. Gjithashtu janë duke u rinovuar edhe shtëpitë e tipit B.
“Ne besojmë se deri në sezon do të kemi 100 shtëpi të rinovuara të tipit B. Pastaj do të fillojmë të gjelbërojmë lagjen tonë dhe të rregullojmë shtigjet”, tha Hoxhiq.,
Ata shpresojnë të hapin sezonin më 28 ose 29 prill.
“Ne do të jemi të hapur për mysafirë për festën e 1 majit. Unë i ftoj të gjithë të vijnë dhe të na vizitojnë,” tha Hoxhiq.

  • 1

    Radio