Përfundon turneu “Fed Cup”, triumfojnë Luksenburgu dhe Norvegjia
Prej tvteuta15:56, 16 Prill 2016
Pas 5 ditëve perfundoj me sukses turneu ndërkombëtarë në tunis “Fed Cup” në Ulqin, i cili filloj me datën 11 prill e zgjati deri me datën 16 prill. “Fed Cup” është ngjarja më e madhe ekipore e tenisit në konkurencën e femrave e cila organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit që zhvillohet në nivel shtetesh. 17 shtete garuan në grupin e III të Zonës Euro-Afrikane me qëllim që të klasifikohen një grupë më lartë, në grupin e II. Shtetet të cilat i’a arritën qëllimit të tyre ishin Luksemburgu dhe Norvegjia, e para garoi me Moldavinë, kurse Norvegjia me Maqedoninë. Përfaqësuesja e Malit të Zi garoi për vendin e 5 ku ndaj Irlandës u shpall fituese.
Turneu “Fed Cup” solli 17 shtete, siç ishin Algjeria, Armenia, Greqia, Irlanda, Islanda, Kosova, Luksembugu, Maqedonia, Madagaskar, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Maroko, Mozambiku, Norvegjia, Qiproja dhe Tunisia.