Rajoni/Bota Më shumë

Përfundon Samiti për Ukrainën në Tiranë!

Prej tvteuta14:16, 28 Shkurt 2024

Takimi i Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” u mbajt sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e vetë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Samiti i sotëm, i bashkëorganizuar me Kievin ishte një shprehje e mbështetjes për Ukrainën, që prej dy vitesh po përballet me agresionin e paprovokuar.
Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Shqipëri, ndërkohë që Rama udhëtoi drejt Kievit në qershor të vitit 2022, disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.
Në samit morren pjesë edhe udhëheqës të Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po merr pjesë në samit, tha se në të do të flasë për hapat konkretë që po ndërmerrë shteti për të mbështetur Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi sot Kryeministrit Edi Rama çmimin “Jaroslav i Urti”, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Para nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe në selinë e Kryeministrisë, presidenti Zelensky i dha çmimin kryeministrit Edi Rama.
Në vijim, Kryeministri Rama dhe Presidenti Zelensky nënshkruan Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës.

  • 1

    Radio