Sporti Më shumë

Përfundon “Cungu Open”

Prej tvteuta15:44, 7 Maj 2016

Klubi i tenisit “Belvi” organizoj turneun ndërkombëtar “Cungu Open” deri në moshën 14 vjeçare për djelm dhe vajza. Pas 6 ditëve lojë fituese u shpall Yujiao Che nga Kina të cilët në këtë turne vijnë për herë të parë, kurse në kategorinë e meshkujve lojtari nga Mali Zi Budimir Tomanoviq shpallet fitues. Te dy palët para mikrofonit të televizionit Teuta shprehen të kënaqur si me fitoren ashtu edhe me organizimin.

Drejtori i klubit “Belvi” Senad Tafa pas përfundimit të këtij turneu të cilin e vlerëson të suksesshëm, paralajmëron turneun e radhës atë ITF “Montenegro Open” i cili fillon nga data 16 maj të moshës 18 vjeçare.

  • 1

    Radio