Kulturë Më shumë

PËRFUNDOJ ME SUKSES “SOUTHERN SOUL FESTIVAL”

Prej tvteuta13:00, 5 Korrik 2016

Përfundoj dje festivali i katërt me radhë “Southern soul festival”  i cili u zhvillua data nga 30 qershor në plazh të madh të Ulqinit, në Dolcinium Kite Club. Nën ritmin e soul, jazz, funk dhe muzikës disco house katër ditët e kaluara u ndanë në tre skena: Main, Bar, Organic grupe të ndryshme si: Ed Motta, Peven Everett, Yussef Kamaal Trio, Marcos Valle, DayMate Arocena, Nocolo Conte dhe Stefania Di Pierro , por dhe DJ si Dom Servini, Spacewalker, Phillie P dhe legjendës Patrick Forge, e ndjekur nga Kev BEADLE, Dee Brown, Kiko Navarro, Rich Medina, Rainer Trueby, Paul Murphy, mucho Soul, Shuya Okino, Eddy Ramich, Saint James … të cilët kanë kanë argëtuar të pranishmit, për gjatë gjithë këtyre ditëve.

Edhe këtë vit “Southern Soul Festival” ka konfirmuar se është një ndër festivalet më të mirë të kësaj pjese të Europës. Gjatë katër ditëve të festivalit ishin më shumë se 12.000 pjesmarrës nga vende të ndryshme të botës.

  • 1

    Radio