Kulturë

Aktuale Më shumë

Përfundoi simpoziumi shkencor për Kalanë e Ulqinit

Prej tvteuta3 October 2016

Simpoziumi ndërkombëtar shkencor “Ruajtja e qëndrueshme e Kalasë së Ulqinit”, i cili për tre ditë u mbajt në hotelin Mediteran, përfundoi dje me një tryezë të rrumbullakët  ku pjesmarrësit shkëmbyen qëndrimet e veta në lidhje me këtë problematikë. Simpoziumi mblodhi disa nga ekspertët më të njohur ndërkombëtar në fushat e arkitekturës, historisë, arkeologjisë , të cilët shpalosen pervojat e vendeve të tjera në përballjen me problemet e ruajtjes së trashigimisë kulturore, si dhe dhanë sugjerime të vyera për kapërcimin e tyre. Njëri ndër organizatorët ishte edhe Fondaconi shqiptaro – amerikan , kryetari i të cilit Cafo Boga  për televizionin Teuta tha se ishte i kënaqur me mbarëvajtjen e simpoziumit, por në anën tjetër shprehu keqardhje për mospjesmarrjen e shumicës së arkitektave vendas, të cilët sipas tij, janë ato në duart e të cilëve ndodhet planifikimi i gjithë qytetit. Arkitekti i njohur Naser Çobaj, tha se nevojitet një punë e gjithanshme që situata në planifikimin hapsinor dhe urban të qytetit të vendoset në vijën e duhur. Ai fajësoi si pushtetin qëndror , ashtu edhe atë lokal, por edhe vetë qytetarët , për apatinë ndaj problemeve gjithnjë e në rritje kur bëhet fjalë për ndërtimet pa kriter dhe planifikimin e duhur.