Përfundoi mbledhja e Kuvendit Komunal

Prej tvteuta15:42, 17 Mars 2016

Mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal, në të cliën u diskutuan tre pika të rendit të ditës, përfundoi me miratimin e tyre.

Dy pikat e para ishin lidhur me vendimin mbi objektet e përkohëshme dhe për disa plane urbanistike në Fushën e Ulqinit, kurse pika e tretë për verifikimin e dorëheqjes së kryetarit Fatmir Gjeka.

Në mbledhje pati debate të ashpra lidhur me procedurën e thirjes së Kuvendit, ku pati akuza e kundër akuza për shkelje të rregullores. Në fund të seancës pas miratimit të pikave, kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti dha dorëheqjen nga posti aktual.

  • 1

    Radio