Perfundim i pakicave: Se pari do te definojme kerkesat tona
Prej tvteuta24 October 2016
Në mbledhjen e mbajtur në Podgoricë, përfaqësuesit e partive të popujve pakicë: Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”, Partisë Boshnjake dhe Iniciativës qytetare Kroate kanë biseduar mbi platformën e përbashkët e cila do të përmbajë kërkesat politike, në harmonizim me programet dhe principet e tyre. Në takim është dakorduar formimi i Grupit të përbashkët punues, i cili gjatë ditëve të ardhshme do të punojë në platformën e përbashkët të partive të pakicave në Mal të Zi. Së bashku me Platformë, secila nga partitë apo koalicionet do të punojë në definimin e dokumentave të posaçëm në të cilat do të theksohen kërkesat specifike politike, si pjesë përbërëse e këtj procesi. Vetëm pas definimit të dokumenteve të përbashkëta dhe të posaçme, përfaqësuesit e partive do të nisin procesin e negociatave rreth formimit të shumicës parlamentare. Në takimin në Podgoricë, në hapësirat e Partisë Boshnjake morën pjesë: në emër të Partisë Boshnjake-nënkryetarët Osman Nurkoviq dhe Kemal Purishiq, drejtori politik Sulo Mustafiq dhe deputeti i ardhshëm Ervin Ibrahimoviq; Koalicionin „Shqiptarët të Vendosur“ e përfaqësuan: Kryetari i Forcës Nazif Cungu, nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu, kryetari i ASH-së Gjergj Camaj dhe kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka; Iniciativën qytetare kroate e kanë përfaqësuar kryetarja Marija Vuçinoviq dhe deputeti i ardhshëm Adrijan Vuksanoviq. KUMTESË E PERBASHKET PËR OPINION 24.10.2016