Sociale Më shumë

Përfaqësuesit e elektroekonomisë takohen me zyrtarët komunal

Prej tvteuta15:28, 20 Maj 2016

Përfaqësuesit e Elektroekonomisë së Malit të Zi të kryesuar nga Sasha Millovanoviq, drejtor i Rajonit 4, ku përfshihet edhe qyteti ynë,  u takuan me zyrtarët komunal, kryetarin e komunës Nazif  Cungun, kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiq  dhe bashkëpunëtorët.

Tema e takimit kishte të bënte me furnizimin e qytetit tonë me energji elektrike gjatë sezonit turistik. Ata njoftuan zyrtarët komunal për investimin që kjo kompani planifikon të bëjë deri ne fillim të sezonit turistik e që do të  përmirësojë furnizimin me energji elektrike në disa zona të qytetit. Ata ngritën shqetësimin që pengesë në investim sipas tyre janë çështjet e pazgjidhura pronësore dhe në këtë drejtim kërkuan ndihmë nga autoritet komunale.

Po ashtu theksuan që kur punohet në plane të jenë të kyçur edhe  njohësit e çështjeve të Elektroekonomisë më qëllim që instalimet e aparaturave të zënë vend në hapësirat e komunës e jo nëpër pronat  private.

Në këtë aspekt drejtori Millovanoviq ceku dhe rëndësinë e instalimit të një trafostacioni në fushën e Ulqinit. Në planet afatgjate të Elektroekonomisë është dhe objekti i trafostacionit “Ulqini i Ri” e me këtë sipas tyre do të evitohen dhe një sërë problemesh në furnizim.

Nga ana tjetër zyrtarët e komunës edhe këtë rradhë shprehën gatishmërinë e tyre që ti dalin në ndihme Elektroekonomise dhe se janë  të gatshëm për çdo formë bashkëpunimi kur dihet se kemi të bëjmë  me një sektor të rëndësie të veçantë në këtë drejtim do të caktohet person i veçantë i komunës që do të komunikojë me Elektroekonominë në çdo kohë dhe kur është e nevojshme.

  • 1

    Radio