Përcillet për në banesën e fundit Gilman Bakalli

Prej tvteuta10:17, 10 Tetor 2016

Shkodra ka percjelle me dhimbje per ne banesen e fundit intelektualin, ish- deputetin e Partise Demokratike Gilman Bakalli, i ndare nga jeta nga nje semundje e rende. Qindra miq, kolege dhe qytetare te te ndjerit kane percjelle ngushllimet e tyre ne homazhet qe u bene ne hollin e Bashkise Shkoder.Te paket kane qene figurat politike, megjithate kolege dhe studente te EUT ishin perkrah familjareve per te ndare dhimbjen e humbjes se intelektualit Gilman Bakalli i cili nderroi jete ne moshen 49-vjecare.

Gilman Bakalli u percoll per ne banesen e fundit duke lene mas nje karriere te pasur kryesisht publicistike, te mendimit te lire, mendim te cilin Gilmani e tha deri ne ditet e fundit te jetes se tij. Ai ishte nje nga personalitetet e Filologjise ne Shqiperi. Bakalli u perfshi ne politike rreth 11 vjet me pare. Ne zgjedhjet e 2005 s u zgjodh deputet i Partise Demokratike ne Shkoder .Pas vitit 2009, kur përfundoi edhe mandatin 4-vjeçar si deputet, Bakalli vazhdoi jetën akademike. Ai ishte pedagog i Universitetit Europian të Tiranës. Po ashtu ishte një përkthyes i shkëlqyer. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë prezent me analiza në shtypin e shkruar. 49 – vjecari ka mbyllur syte pergjithmone mbremjen e se shtunes.

  • 1

    Radio