Sociale Më shumë

PËR STUDENTËT E DALLUAR ENDE ASNJË CENT

Prej tvteuta09:46, 2 Shtator 2015

Sekretari për administratë dhe veprimtari shoqërore, Ahmet Aloshi ka thënë se deri ditën e djeshme, 1 shtator mjetet nga Konkursi i komunës për vitin e kaluar, janë ndarë 8 shoqatave joqeveritare, nga 16 sosh që kanë nënshkruar kontratën për realizimin e projekteve”.
Aloshi thekson se më 13 prill 2015 ishte afati kur është dashur të fillohet me aplikimin e pagesës së mjeteve OJQ të Ulqinit të cilët kanë fituar grandin për vitin 2014.
Kur është fjala për studentët e dalluar, këtu kemi një gjendje krejtësisht ndryshe nga ajo e shoqatave sepse studentëve nuk është arritur ende t`u paguhet asnjë cent”,- shpjegon Aloshi, duke theksuar gjendjen e rëndë financiare të buxhetit të Komunës.

  • 1

    Radio