Për PDS plani i Malit të Zi Pozitiv është i pranueshëm

Prej tvteuta10:25, 27 Janar 2016

Për PDS plani i Malit të Zi pozitiv është i pranueshëm për tejkalimin e krizës politike, njofton Pobjeda.

Aprovimi i planit është kusht që deputetët e kësaj partie të votojnë për besimin qeverisë. Për planin e Malit të Zi pozitiv, me ftesën e PDS kanë biseduar mbrëmë zëvendës kryetari i PDS Dushko Markoviq, me nënkryetaren e Pozitives Azra Jasaviq, dhe me shefin e klubit të deputetëve Goran Tuponja.

Gjatë takimit gjysmë orësh, siç theksohet janë ofruar sqarime plotësuese për hollësitë e planit për tejkalimin e krizës politike të cilin e ka miratuar Këshilli kryesor i Malit të Zi pozitiv dhe i cili më pas i është ofruar qeverisë dhe të gjitha partive në parlament.

  • 1

    Radio