Aktuale Më shumë

“Për një fije peri”, basketbollistët në Turqi i shpëtojnë kulmit të palestrës

Prej tvteuta09:56, 8 Tetor 2022

Në ndeshjen e xhiros së parë të Euroligës ndërmjet Anadolu Efesit dhe Crvena Zvezdës, ka ndodhur një situatë e pabesueshme kur një pjesë e kulmit të palestrës ka rënë drejt e në parket.

Incidenti ndodhi në çerekun e dytë, kur basketbollistët e Zvezdës ishin në aksion. Ndeshja u ndërpre për pak çaste.

Të gjithë mbeten të hutuar me sytë lart.

Ndeshja vazhdoi vetëm pas heqjes së pjesës së kulmit nga parketi dhe për fat të mirë nuk pati pasoja.

Kampioni aktual i Evropës, Efes, në fund fitoi me rezultat 72:59.

 

  • 1

    Radio