Për herë të parë në botë është kryer transplanti i zorrëve tek një fëmijë 1 vjeç

Prej tvteuta14:49, 13 Tetor 2022

Ema ishte diagnostikuar me një sëmundje në zorrë kur ishte vetëm njëmuajshe. Zorra e saj ishte shumë e shkurtër dhe shëndeti i saj u përkeqësua.

Në një deklaratë të spitalit spanjoll në Madrid thuhet se 1-vjeçarja ka lënë spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nëna e saj, Ana ka shprehur mirënjohje për familjen e donatorit, ekipin mjekësor dhe për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.

Përveç zorrëve, Emës iu dhuruan edhe organe të reja, mëlçia, shpretka dhe pankreasi.

Shumica e organeve të transplantuara vijnë kryesisht nga donatorët të cilët kanë pësuar vdekje të trurit, por zemra e tyre ende rreh dhe kjo i mban organet të paprekura.

Vlen  të theksohet se Spanja është një vend lider në kryerjen e  transplantit të organeve.

  • 1

    Radio