Sporti Më shumë

Për çka do të mbahet në mend Kupa e Botës në Katar?

Prej tvteuta14:26, 20 Nëntor 2022

Katari 2022 do të mbetet si një nga Kupat e Botës më të përfolura dhe më të diskutueshme në histori, kjo pasi që ky vend fitoi të organizojë garën botërore kundër fuqive si Koreja e Jugut, Japonia, Australia dhe Shtetet e Bashkuara.

Por kishte akuza për korrupsion të përhapur në proces, të cilat Katari i ka mohuar gjithmonë. Madje në shkurt të vitit 2021, mediumi Guardian tha se 6,500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur në Katar që kur ky vend fitoi ofertën për Kupën e Botës.

Megjithatë, qeveria e Katarit tha se lajmet ishin të pavërteta, sepse jo të gjitha vdekjet e regjistruara ishin të njerëzve që punonin në projekte të lidhura me Kupën e Botës, shkruan BBC.

Temperaturat në verë shpesh arrijnë 50C në Katar, kjo është arsyeja pse turneu u zhvendos për herë të parë në stinën e “ftohtë”, dhe jo vetëm.

Pakënaqësitë përfshijnë edhe mosrespektimin e të drejtave themelore të njeriut si dhe ndalimin e konsumit të alkoolit brenda stadiumeve.

Plot 29 ditë nga fillimi në fund (20 nëntor deri më 18 dhjetor), kjo do të jetë Kupa e Botës më e shkurtër që nga Argjentina 1978.

  • 1

    Radio