Aktuale Më shumë

Për 18 muaj në Kosovë do të kryhen projektet e para të investimeve amerikane

Prej tvteuta15:32, 5 Tetor 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Koordinatorin Nacional të Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), Petrit Selimi me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutoi rreth fushave të investimeve kapitale nga buxheti i MCC-së në Republikën e Kosovës. Duke e përgëzuar Selimin për angazhimin e tij të deritashëm, veçanërisht për shkurtimin e afateve për fillimin e realizimit të projekteve, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është e bekuar dhe duhet të ndihet krenare që ka afër vetes një partner të tillë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përkrahës jo vetëm në forcimin e shtetësisë në aspektin ndërkombëtar, por edhe në rrafshin ekonomik.

“Furnizimi me energji elektrike, problemet ambientale dhe sundimi i ligjit, janë disa nga fushat e mundshme, në të cilat do të hyjnë miliona dollarë amerikanë. Kjo është një ndihmë konkrete dhe e drejtpërdrejtë e qeverisë amerikane për rritjen e ekonomisë së Kosovës. Besoj se pas 18 muajsh do të arrijmë të presim shiritat e parë të projekteve investive”, theksoi Selimi.

Korporata e Sfidave të Mileniumit është një degë e qeverisë amerikane që sjell investime madhore në fusha kritike për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

  • 1

    Radio