Sporti Më shumë

Pelicano dhe Milladinoviq triumfojnë në “Montenegro Open”

Prej tvteuta10:27, 21 Maj 2016

Në terrenet e klubit të tenisit “Belvi” i cili ishte edhe organizator i turneut “Montenegro Open” përfundoj me sukses turneu nga mosha 16 deri në moshën 18 vjeçare. Nga 119 garues të cilët morën pjesë pas një jave garim në finalen e vajzave u takuan Helene Pelicano nga Malta me konkurenten nga Serbia Teodora Ristiq, ku kjo e para arriti të triumfoj pas një garimi të denjë. Djelmtë të cilët u takuan në finale janë Marko Miladinoviq nga Serbia dhe Timofey Skatov nga Rusia. Pas tre setëve të luajtura lojtari i Sërbisë Marko Milladinoviq shpallet fitues. Drejtori i klubit të tenisit “Belvi” Senad Tafa pas përfundimit të këtij turneu shprehet i kënaqur që për të tretin vit me radhë Ulqini është mikpritës i turneut ITF “Montenegro Open”, turne ky i cili i mundëson garuesve të ngjiten më lartë në tabelën e klasifikimit.

  • 1

    Radio