Pelegrinazhi në haxh: Këtë vit më pak besimtarë

Prej tvteuta16:24, 9 Gusht 2016

Për të shkuar në haxh, për këtë vit janë paraqitur 47 besimtarë nga Mali i Zi, numër konsiderueshëm më i vogël krahasuar me dy vitet e kaluara. Ashtu si edhe vitet e mëparshme, çmimi është 3,200 euro për person.

Besimtari më i vjetër që do të shkojë në haxh do të jetë Hatusha Gjokoviq, 81 vjeç, kurse më i riu do të jetë Astrit Nikaj, i cili është 27 vjeç. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Fuad Çekiq, thotë se besimtarët nga Mali i Zi në haxh këtë vit do të udhëtojnë së bashku  me besimtarët nga Shqipëria.

Ai thotë se problemi kryesor me të cilin përballet Bashkësia Islame është vaksinimi i haxhive si preventim prej sëmundjes së meningjitit, i cili për momentin mund ët kryhet vetëm në Shqipëri, pasi në Mal të Zi nuk ka vaksina.

  • 1

    Radio