Aktuale Më shumë

PEJOVIQ: TAKIM FRYTDHENES

Prej tvteuta22:55, 6 Mars 2016

Sekretarja e shtetit prane MInistrise se turizmit dhe zhvillimit te qendrueshem  Daliborka Pejoviq, e cila eshte pjese e trupit keshilldhenes per Kriporen e Ulqinit, pas takimit te katert kordinues, deklaroi se  se ky ishte takimi me frytdhenes te cilin e kane pasur deri me tani, dhe se nderkohe kane ndodhur disa ngjarje te cilat jane pritur, sic eshte vendimi I gjykates kushtetuese i cili ka rendesi te madhe ne procesin e metejshem te planifikimit ne keto hapesira, si dhe iniciativa e Komunes se Ulqinit per shpalljen e Kripores Monument natyrore.

Pejoviq tha se ne Ministrine e Turizmit dhe zhvillimit te qendrueshem jane duke pergatitur pergjigjen ndaj inicitives se komunes dhe tha se kane kerkuar nga Komuna e Ulqinit qe te jap sqarime shtese dhe permbushjen e teresishme te Ligjt mbi mbrojtjen e natyres I cili kerkon identifikimin absolut te mjeteve te nevojshme financiare per menaxhimin dhe mirembajtjen e hapesires se kripores, dhenjen e fakteve se cilet jane udheheqesit legjislativ te Komunes te cilet I plotesojne te gjitha kushtet sipas rregullores dhe ligjit,duke vleresuar se shume shpejt do te kene rezultate konkrete, kurse ne nivelin e qeverise dhe ministries do te ndihmojne qe te fitohen studime adekuate dhe qe ky problem te bihet deri ne fund ne menyren e duhur.

  • 1

    Radio