PDS nuk pranon kushtëzime

Prej tvteuta10:13, 12 Mars 2016

Drejtori politik i Partisë Demokratike të Socialistëve Tarzan Millosheviq, ka deklaruar se kjo parti nuk do të pranojë kushtëzimet e caktuara nga opozita.

Kjo e fundit i ka dhënë afat PDS-së që të pranojë kushtet për arritjen e marrëveshjes deri me datën 18 mars.

Millosheviq tha se kjo parti është e hapur për bisedime dhe arritjen e marrëveshjes , por nuk pranon ultimatume dhe kushtëzime nga asnjë subjekt politik.

  • 1

    Radio