PDS: Marrëveshja me Partinë Boshnjake shumë afër
Prej tvteuta18 November 2016
Sipas burimeve të gazetës Pobjeda pranë Partisë Demokratike të Socialistëve bisedimet me Partinë Boshnjake po shkojnë drejt finalizimit dhe formimi i qeverisë së re mund të pritet deri në fund të javës së ardhshme. Këto dy parti do të mbajnë bisedime edhe në fundjavë , kurse mbledhja e Këshillit Qendror do të shtyhet për javën tjetër, kur këtij organi do ti paraqitet marrëveshja e kompletuar me PDS, kroatët dhe shqiptarët. Nga kryesia e Partisë Boshnjake , po sipas kësaj gazete, nuk kanë qëllim të fillojnë bisedime me opozitën, por nuk përjashtojnë mundësinë që në Këshill Qendror të hapet edhe çështja e bisedimit me to. Pas publikimi të rezultatit të zgjedhjeve, kandidati i PDS për kryeministër Dushko Markoviq tha se qeveria e re do të formohet brenda disa ditësh, por si duket bisedimet nuk janë duke shkuar sipas planit. Si duket problemi kryesor qëndron në këmbënguljen e partive të pakicave por edhe Socialdemokratëve, që të marrin sa më shumë poste qeveritare, dhe në këtë mënyrë të amortizojnë rezultatin e dobët në zgjedhje.