PDS: Markoviq kandidat për kryeministër

Prej tvteuta09:59, 26 Tetor 2016

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve vendosi mbrëmë që zevendësi i kryetari të partisë Dushko Markoviq, të jetë kandidat për formimin e qeverisë së re. Kryeministri aktual dhe kryetari i PDS Millo Gjukanoviq, sipas gjasave do të tërhiqet për të tretën herë nga postet publike, por do të vazhdojë të jetë kryetari i partisë.

Këto ndryshime nuk janë surprizë , pasi përgatitjet për diçka të tillë filluan qysh në kongresin e partisë, kur me propozim të Gjukanoviq u hoqën vendet e nënkryetarëve, duke promovuar në këtë mënyrë Markoviqin si numrin 2 të partisë. Markoviq në publik njihet si kuadri më i besuar i Gjukanoviq, pasi në krah të djathtë të tij ndodhet prej gati 20vitesh.

Prej vitit 1998 deri 2005 kryente detyrën e zv. Ministrit të punëve të mbrendhme, kurse prej 2005 deri 2010 atë të drejtorit të Agjensisë për Sigurim Kombëtar.

  • 1

    Radio